Dy duelet kualifikuese të Botërorit 2026, ja kur do të zbardhë trajneri Silvinjo… listën
Kombëtarja shqiptare do të nisë ditën e hënë përgatitjet për dy ndeshjet e para në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Kuqezinjtë ndodhen në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa takimi debutues do të jetë në “Uembli” me Anglinë.
Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje, ku nuk përjashtohet edhe ndonjë risi mes emrave.
Një ditë më vonë, pra të shtunën, trajneri brazilian do të zhvillojë konferencën e zakonshme me mediat, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me lojtarët e thirrur, por edhe për objektivat e skuadrës kombëtare.
PANORAMASPORT.AL