Pretendime se Vserlo ka puthur me dhunë Loredanën – Produksioni hesht!
Prej orësh rrjetet sociale po ziejnë nga pretendimet se në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur një ngjarje e rëndë: Vserlo dyshohet se ka puthur me forcë Loredanën. Pavarësisht zhurmës së madhe, produksioni nuk ka publikuar asnjë pamje që konfirmon ose mohon incidentin.
Burime pranë Top Channel kanë bërë me dije për IconStyle se Loredana ka “shpërthyer” në dhomën e rrëfimit, duke kërkuar me ngulm që pamjet të bëhen publike. Ndërkohë, fansat po kërkojnë transparencë dhe dënim të çdo sjelljeje të papërshtatshme brenda shtëpisë.
A do të reagojë produksioni në Prime-n e radhës? Mbetet për t’u parë nëse do të zbardhet e vërteta apo nëse kjo çështje do të mbetet mister.