Xheneta reagon hyrjes në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheneta Fetahu, ka bërë bujë sërish, këtë herë jashtë shtëpisë. Pas vizitës surprizë në BBVA, ajo ka publikuar një video intriguese në rrjetet sociale, që ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit.
Në videon e saj, Xheneta ka përdorur refrenin e këngës së këngëtares Shqipe Krivenjeva:
“Si ti i gjejë 100, hiç prej shpie mos me dalë prapë 100 i gjejë…”
Kjo zgjedhje ka nxitur spekulime se mos vallë bëhet fjalë për një mesazh të fshehur ndaj komenteve të bëra brenda shtëpisë. Kujtojmë se banori Gjesti e ka quajtur më parë Xhenetën “fantazmë që nuk do ta shohë me sy”, një deklaratë që duket se nuk i ka kaluar pa u vënë re nga ana e saj.
Përdorimi i këtij refreni është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje indirekte dhe ironike, duke lënë të kuptohet se Xheneta nuk ndikohet nga komentet negative. Ndërkohë, videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur diskutime të shumta mbi domethënien e këtij veprimi.
A ishte kjo një kunj i drejtpërdrejtë ndaj banorëve të BBVA apo thjesht një zgjedhje spontane?
