Fri, Mar 14, 2025

Tuchel publikon listë, risi dhe rikthime tek “Tre Luanët” (FOTO)

  • PublishedMarch 14, 2025

Tuchel publikon listë, risi dhe rikthime tek “Tre Luanët” (FOTO)

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e para në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. E para kundër Shqipërisë më 21 mars dhe dhe Letonisë në 24 mars.

Për herë të parë janë thirrur dy mbrojtës të rinj, Dan Bërn dhe Skelli. Ndërsa Rashford, Henderson dhe Xhejms janë rikthyer sërish për të qenë pjesë e ekipit të Tuhel.

Në sulm do të jetë padyshim Herri Kejn, me hapësirë ​​edhe për Fill Foden dhe Dominik Solanke. I pranishëm është edhe Kajl Uoker, i cili ka 93 paraqitje në të gjitha garat për kombëtaren e tij (vetëm një gol deri më tani, në kualifikueset evropiane).

Anglia Lista
 


AlbaniaWeb.net