Fri, Mar 14, 2025

“Bypass-i i Elbasanit, projekt që ka 12 vite që fle në sirtar”- Berisha akuza: Dikush ka paguar Lubi Ballukun! Është korrupsion

  • PublishedMarch 14, 2025

“Bypass-i i Elbasanit, projekt që ka 12 vite që fle në sirtar”- Berisha akuza: Dikush ka paguar Lubi Ballukun! Është korrupsion

Ish-kryeministri Sali Beriaha ka deklaruar se projekti për bypass-in e Elbasanit ka 12 vite që fle në sirtar.

“Dikush ka paguar Lubi Ballukun. Por ajo nuk mund të ndodhë”, deklaroi kreu i PD-së, duke shtuar se ndërtimi i bypass-it do të fillojë menjëherë dhe se kanë projektin gati.

Sali Berisha u shpreh se “nuk dua të përdor terma të vjetër, të flas për sabotime, por të fillosh ndërtimin e segmentit Elbasan-Librazhd në një segment që nuk ka asnjë lloj bllokimi trafiku dhe të mos ndërtosh me përparësi absolute bajpasin e Elbasanit, i cili u kushton udhëtarëve të paktën gjysmë orë vonesë, është korrupsion”.

Ai theksoi se mungesa e bypass ka neutralizuar favoret e tunelit dhe të autostradës, duke shtuar se kushtet e trafikut të lirë, Elbasani është bërë qyteti më i afërt me Tiranën.

Sali Berisha: Qëllimi është për të shpalosur këtu përparësitë e projekteve të mëdha të infrastrukturës. Ku do lëvizim ne në infrastrukturë? Së pari, përparësi absolute do jetë zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës.

Dy, autostrada Milot-Shkodër, e cila pas Rrugës së Kombit, ka trafikun më të madh në Shqipëri përveç trafikut Tiranë-Durrës.

Bajpasi i Elbasanit, vepër që do fillojë menjëherë, për të cilën ne kemi gati projektin, që ka 12 vite që fle në sirtar. Unë nuk dua të përdor terma të vjetër, të flas për sabotime, por të fillosh ndërtimin e segmentit Elbasan-Librazhd në një segment që nuk ka asnjë lloj bllokimi trafiku dhe të mos ndërtosh me përparësi absolute bajpasin e Elbasanit, i cili u kushton udhëtarëve të paktën gjysmë orë vonesë, nuk them sabotim, por është korrupsion, korrupsion dhe vetëm korrupsion.

Dikush ka paguar Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Por ajo nuk mund të ndodhë.

Mungesa e bajpasit ka neutralizuar favoret e tunelit dhe të autostradës. Në kushtet e trafikut të lirë, Elbasani është bërë qyteti më i afërt me Tiranën.

Pra, hekurudha Tiranë-Prishtinë është projekti më madhor pas Rrugës së Kombit në infrastrukturën e Shqipërisë, që lidh dy vendet tona, por edhe brigjet shqiptare i bën brigjet më të rëndësishme se të gjithë detërat e tjera.

Kjo hekurudhë është një ide e vjetër, që nga Perandoria Otomane e viteve 1880 kur solli hekurudhën në Ferizaj. Kjo hekurudhë ishte një ide e Perandorisë Austro-hungareze.

Kjo hekurudhë u rikthye në tryezë në vitet 2005-2013, kjo hekurudhë do ndërtohet gjatë mandatit të ardhshëm.

Do ndërtohet. Kombi do ketë edhe lidhjen e fortë, të shkurtër hekurudhore.

Po!