Ditë e re, ngacmime të reja! Gjesti i fut kokën në thes Vserlos
Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar sërish polemika pas një veprimi provokues ndaj Vserlos.
Në një moment tensioni, ai tentoi t’i mbulonte kokën me një thes të zi, duke nxitur reagime të forta.
Ky nuk është incidenti i tij i parë; më herët u dënua nga Vëllai i Madh dhe u çua automatikisht në televotim pas një episodi ku theu vezë në kokën e Vserlos dhe Olës. Sjelljet e tij po rrisin gjithnjë e më shumë tensionin në shtëpi.