Sat, Mar 15, 2025

Zgjedhjet e 11 majit/ Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni i Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit! Dështojnë negociatat

  • PublishedMarch 14, 2025

Zgjedhjet e 11 majit/ Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni i Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit! Dështojnë negociatat

Dashnor Sula është tërhequr nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, vetëm dy ditë pasi iu bashkua atyre, pasi u la jashtë listave nga PD-ja.

Palet ishin ne negociata per mundesine qe deputeti demokrat te kandidonte me kete formacion politik. Por sipas burimeve palet nuk kane arritur te dakordesojne dhe finalizojne per nje bashkepunim ne zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Kodit Zgjedhor, partite politike apo koalicionet zgjedhore, edhe pse jane regjistruar ne KQZ ne daten 12 mars, kane te drejte te nderrojne emra edhe per 4 ditet ne vazhdim.

Kjo ka qene nje kohe kur palet kane vazhduar negociatat, te cilat duket se nuk jane finalizuar.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e komentoi sot nga Elbasani largimin nga PD-ja të Sulës, duke e cilësuar si një gabim, por që “ka kohë ta mendojë atë vendim”.

“Sa i përket deputetit bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte dhe shkoi në punë të vet, Bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.

Sakaq, Sula, përmes një postimi në rrjete sociale, një ditë më parë (13 mars), u shpreh se se u përjashtua nga listat e PD se është “Spakist”, e në këtë reagim ai thekson se do e mbështesë SPAK-un edhe në Parlamentin e ardhshëm.

Postimi i plotë i Dashnor Sulës:

Të dashur miq,
Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj.
Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën.
U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët.
Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet.
Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.
Na priftë e mbara deri në 11 Maj!

Për largimin e Sulës nga Partia Demokratike, pati dhe një koment nga kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, i cili u shpreh me ironi se “U arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë ama se Shqipëria Bëhet.”

EDI RAMA:

Dash Sula, i madhi Dash Sula, që nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribunën VIP, u la jashtë, u la në det të hapur.
 
Me sa unë mora vesh, u arratis. U arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë ama se Shqipëria Bëhet.

Dash Sula u fut te Shqipëria Bëhet, por në fund të ditës, Dash Sula, thuaj çfarë të duash, është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Se është…e ke parasysh, ato puplat e mëdhaja, papajtueshmëria me ujin e kënetës, është tip i veçantë në llojin e vet.

Gjel deti po shumë i veçantë. Tek Shqipëria Bëhet, vazhdon o me “Shqipërinë Madhështore”, o me “Shqipëria Bëhet”, pra me gjëra të mëdha shumë në horizontin e mbyllur.