Sat, Mar 15, 2025

Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit, 31-vjeçari përfundon në spital pas tentativës së grabitjes në Vlorë

  • PublishedMarch 14, 2025

Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit, 31-vjeçari përfundon në spital pas tentativës së grabitjes në Vlorë

Mbrojtësi i Flamurtarit, Sodiq Atanda është sulmuar me thikë në tentativë për ta grabitur, teksa po ecte në Vlorë.

Raportohet se futbollisti i Flamurtarit u transportua në ambientet e spitalit të Vlorës.

31-vjeçari nga Nigeria është marrë po ashtu në pyetje nga policia për ngjarjen. Ish-lojtari i Partizanit iu bashkua Flamurtarit në këtë edicion.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 


AlbaniaWeb.net