Sat, Mar 15, 2025

Inter, Inzaghi: Atalanta ekip i fortë, ndeshje shumë e vështirë ndaj tyre

  • PublishedMarch 15, 2025

Inter, Inzaghi: Atalanta ekip i fortë, ndeshje shumë e vështirë ndaj tyre

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, vlërësoi në maksimum Atalantën para ndeshjes direkte.

“Qasja dhe menaxhimi janë shumë të rëndësishme në futboll. E pamë këtë në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku pësuam gol, sepse nuk kishim bërë një fillim të mirë, por më pas ishim të mençur dhe e përmbysëm një ndeshje që nuk po shkonte siç e kishim planifikuar”.

Interi vjen me shumë entuziazëm pas kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, por përballë ka një kundërshtar të vështirë si Atalanta. Çfarë ndeshje pritet?
Vijnë dy skuadra që kanë entuziazëm dhe janë në formë të mirë. Atalantën e njohim shumë mirë, ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer si në Itali, ashtu edhe në Europë. Do të jetë një ndeshje që duhet përballuar në mënyrën më të mirë me vrap, agresivitet dhe vendosmëri, sepse e dimë vlerën e kundërshtarit që do të përballemi.

Sa përqendrim kërkon kjo ndeshje?
Do të duhet të ruajmë një përqendrim shumë të lartë, të jemi gjithmonë të qartë, me mendje në fushë, sepse do të ketë shumë duele dhe vendime për t’u marrë gjatë 90 minutave. Lojtarët e mi duhet të jenë shumë të qartë.

Keni treguar se mund të shënoni në shumë mënyra të ndryshme. Në këtë lloj ndeshje, kundër një skuadre agresive si Atalanta, çfarë mund ta bëjë ndryshimin?
Ne jemi skuadra më ofensive me sulmet më të mira të Serie A, kështu që duhet të jemi të mençur dhe të gatshëm për të lexuar çdo situatë: qoftë një aksion i hapur ose një goditje dënimi, duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

Të dyja skuadrat kanë shënuar 63 gola. A mund të themi se janë dy skuadrat më spektakolare të Serie A?
Janë dy skuadra shumë të mira, që kërkojnë të zhvillojnë futbollin modern. Të dyja po shënojnë shumë gola, sepse të dyja pëlqejnë lojën offensive.

Sa do të jetë e rëndësishme qasja dhe menaxhimi i episodeve?
Qasja dhe menaxhimi janë shumë të rëndësishme në futboll. E pamë këtë në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku pësuam, sepse nuk kishim bërë një fillim të mirë, por më pas ishim të mençur dhe e përmbysëm një ndeshje që nuk po shkonte siç e kishim planifikuar.


AlbaniaWeb.net