Studentët mbushin rrugët dhe sheshet e Beogradit, mbi 100 mijë protestues në kryeqytetin serb, kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad
Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës.
Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.
Nderkohe Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd.
Deri më tani nuk ka pasur incidente të mëdha apo shkelje të rendit publik, thuhet në njoftim.