Sun, Mar 16, 2025

Komedia e vitit! Zbulohen pamjet e para nga filmi Luli & Goni Lemes!

  • PublishedMarch 15, 2025

Komedia e vitit! Zbulohen pamjet e para nga filmi Luli & Goni Lemes!

Iconstyle ka qenë media e parë që solli lajmin për komedinë më të re shqiptare, “Luli & Goni Lemes”, një projekt që pritet të sjellë freski dhe humor në kinematë tona. Me skenar të shkruar nga Klaudia Brahimaj, e njohur për penën e saj të mprehtë dhe nën regjinë e talentuar të Bjordi Mezinit, ky film premton të bëhet një nga kryeveprat e komedisë shqiptare.

Pamjet e para janë publikuar mbrëmjen e sotme ku kanë ndezur kureshtjen e publikut!
Për ata që e panë “trailer-in”, me siguri e vunë re se kjo dyshe kreative, Klaudia dhe Bjordi, ka krijuar një univers plot humor, dinamikë dhe personazhe që premtojnë të lënë gjurmë.

“Luli & Goni Lemes” është një premtim për të qeshura të garantuara dhe një histori që do të prekë zemrat e publikut. Ne në Iconstyle mezi presim ta shohim këtë komedi!