Sun, Mar 16, 2025

VIDEO/ Ernest Muçi mund të bëhej hero, por sulmuesi gabon gjithçka me portën bosh

  • PublishedMarch 15, 2025

VIDEO/ Ernest Muçi mund të bëhej hero, por sulmuesi gabon gjithçka me portën bosh

Ernest Muçi sot ka humbur rastin e artë që të bëhej përsëri një protagonist dhe hero për tifozerinë e Beshiktashit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka humbur një rast të pabesueshëm në pjesën e dytë të ndeshjes që skuadra e tij luante në transfertë ndaj Koniaspor.

Edhe pse në disavantazh numerik pas një kartoni të kuq që në pjesën e parë, Koniaspori gjeti avantazhin para pushimit të ndeshjes. Trajneri Solskjaer vendosi të aktivizonte Muçin në fillimin e pjesës së dytë dhe lojtari kishte shansin për të ndryshuar fatin e sfidës në minutën e 77-të, kur një pasim nga e djathta mbërriti te ai në shtyllën e dytë me portën bosh.

SHIH VIDEON

Por Muçi nuk u koordinua dhe tentoi të devijonte topin me gjoks në rrjetë, duke e çuar për fat të keq në duart e portierit kundërshtar, teksa vetë përfundoi i dëshpëruar në tokë, pas këtij rasti që edhe ai nuk e kuptonte se si e kishte humbur.

Një gabim që peshon shumë, duke llogaritur se ndeshja u mbyll me shifrat 1-0 për Koniaspor, edhe pse skuadra vendase u ndëshkua edhe me një tjetër karton të kuq.

PANORAMASPORT.AL