Sun, Mar 16, 2025

“Nuk e do Valbonën!”/Rozana plas ‘bombën’ për Laertin: Më ke thënë që do dikë tjetër

  • PublishedMarch 15, 2025

“Nuk e do Valbonën!”/Rozana plas ‘bombën’ për Laertin: Më ke thënë që do dikë tjetër

Marrëdhënia mes Laertit dhe Valbonës në “Big Brother VIP” po shkakton debate edhe mes banorëve të tjerë. Së fundmi, Rozana Radi ka akuzuar hapur Laertin se ndjenjat e tij për Valbonën nuk janë të vërteta.

Gjatë një debati, Rozana tha se Laerti i ka rrëfyer se ka ndjenja për një tjetër person jashtë shtëpisë.

“Ti s’ke kimi me Valbonën,” – i tha Rozana, duke shtuar se puthja mes tyre ishte e inskenuar. Por Laerti e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Rozana: “Sepse më ke thënë që do një njeri tjetër.”

Laerti: “Nuk ta kam thënë.”

Rozana: “Vetë ma ke thënë!”