Mon, Mar 17, 2025

Përfshihet nga flakët një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, shënohen 50 viktima e mbi 100 të plagosur!

  • PublishedMarch 16, 2025

Përfshihet nga flakët një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, shënohen 50 viktima e mbi 100 të plagosur!

Një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakë masive, duke lënë 50 viktima dhe mbi 100 të plagosur. 

Mediat lokale, raportojnë se dyshohet që zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.

Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara lokalit në Koçan, për familjarët e tyre, pasi nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.