FOTO/ Tragjedia në diskotekën e Maqedonisë së Veriut me 50 viktima, familjarët publikojnë fotot e të rinjve në rrjete sociale! Kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre
Teksa 50 persona kanë ndërruar jetë e qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur për shkak të zjarrit masiv në diskotekë në Maqedoninë e Veriut, shumë të tjerë ende nuk janë gjetur.
Familjarët kanë publikuar në rrjete sociale fotot e të rinjve, duke bërë apel që kushdo që mund t’i shohë të lajmërojë autoritetet përkatëse. Sakaq, ende nuk dihet fati i tyre nëse janë mirë apo jo.
Lidhur me tragjedinë, të paktën 50 persona kanë ndërruar jetë ndërsa mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat lokale, raportojnë se dyshohet që zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.
Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren.
Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara lokalit në Koçan, për familjarët e tyre, pasi nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.