Mon, Mar 17, 2025

“Të gjithë filluan të vrapojnë!”- I shpëtoi tragjedisë në diskotekën e Koçanit, 20-vjeçarja: Rashë në tokë, të tjerët më shkelnin! Motra ime ka humbur

  • PublishedMarch 16, 2025

“Të gjithë filluan të vrapojnë!”- I shpëtoi tragjedisë në diskotekën e Koçanit, 20-vjeçarja: Rashë në tokë, të tjerët më shkelnin! Motra ime ka humbur

20-vjeçarja Marija Taseva, është një prej të rinjve që i mbijetuar tragjedisë në diskotekën e Koçanit në Maqedoninë  Veriut, ku për shkak të një zjarri që shpërtheu brenda, ndërruan jetë mbi 50 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ajo ka treguar për mediat vendase se në momentin e zjarrit, ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë. Po ashtu, ajo thotë se bashkë më të ishte dhe e motra, për të cilën nuk kanë asnjë informacion.

 “Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva.

Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.