Dy gola vendosin ndeshjen, Elbasani e Dinamo ndajnë pikët, zhgënjen Partizani
Barazim 1-1 i Elbasanit ndaj Dinamos në sfidën e javës së 30-të, të mbajtur në “Elbasan Arena”.
Bregu vendosi që në fillim në provë portierin Abalora (7’), e menjëhershme përgjigja e “gardianit”, që priti sferën.
Për të ardhur te zhbllokimi i sfidës, në fundin e pjesës së parë (38’), një top i nisur nga krahët përfundon te Karamaba, i cili i dhuroi epërsi dinamovitëve me një goditje tokazi.
Skuadra nga Elbasani u hodh në sulm për golin e barazimit dhe e gjeti atë, gjatë zhvillimit të një goditje këndi (71’). Nga fare pranë portës, me kokë, Musta u tregua i saktë, duke ndëshkuar kundërshtarin.
Të besuarit e Ilir Dajës janë në vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa Elbasani është në vendin e pestë me 37 pikë. Zhgënjen Partizani, që barazon 0-0 me Teutën. Këto dy takime ishin të fundit për javën e 30-të.