Mon, Mar 17, 2025

Rinovimi i mundshëm me Liverpool, flet Van Dijk

  • PublishedMarch 17, 2025

Rinovimi i mundshëm me Liverpool, flet Van Dijk

E ardhmja e Virgil Van Dijk është ende pezull.  Mbrojtësi është në fund të kontratës me Liverpool, ndërsa ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin.

Për këtë temë, ai është pyetur së fundmi nga gazetarët, teksa është shprehur se për momentin nuk ka të reja.

“E kam thënë shumë herë, nuk ka asgjë të re për momentin. Vëmendja dhe angazhimi im i plotë janë në nëntë ndeshjet e fundit të sezonit. Jam i sigurt se do të ketë të reja  para fundit të sezonit”-tha ai.


AlbaniaWeb.net