Tue, Mar 18, 2025

“Shpërthen” Kanye West: Vizitat me fëmijët, si në burg

  • PublishedMarch 17, 2025

“Shpërthen” Kanye West: Vizitat me fëmijët, si në burg

Kanye West ka bërë disa postime për Kim Kardashian, si dhe ma akuzuar “bandën Kardashian”, Disney dhe Hulu se kanë kufizuar prindërimin e katër fëmijëve të tij.

Po, kam probleme me njerëzit që ngrinë llogarinë time, morën fëmijët e mi dhe u përpoqën të më fusnin në burg”, shkroi Kanye i cili vijon:

Nuk dua thjesht ‘të shoh’ fëmijët e mi. Kam nevojë t’i rris. Kam nevojë të kem mendimin tim për çfarë veshin në shkollë, kush janë miqtë e tyre, në shtëpinë e kujt flenë dhe nëse vajzat e mia duhet të vënë buzëkuq apo përdorin parfum. Të gjitha këto të drejta më janë marrë nga banda Kardashian, Hulu dhe Disney dhe anxhenda më e madhe për të përdorur fëmijët e përzgjedhur me ngjyrë që të jenë platforma për të ndikuar te njerëzit me ngjyrë”

Ai e krahasoi ‘takimin’ me fëmijët e tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm me ‘vizitën’ në burg.

Sikur jam në burg ‘duke takuar’ fëmijët e mi, nuk më intereson nëse jetoj apo vdes, nëse jam në burg apo i lirë dhe mbi të gjitha nuk më intereson çfarë këta të famshëm që janë skllevër ndaj hebrenjve kanë për te thënë”