Tue, Mar 18, 2025

“Në listat e PS, ministra e zv.ministra, hipokrizi të thuash që janë të rinj”- Besart Xhaferri: PD nuk ka luksin të bëjë eksperimente, lista jonë fituese

  • PublishedMarch 17, 2025

“Në listat e PS, ministra e zv.ministra, hipokrizi të thuash që janë të rinj”- Besart Xhaferri: PD nuk ka luksin të bëjë eksperimente, lista jonë fituese

Kreu i Forumit Rinor të PD, Besart Xhaferri komentoi të rinjtë në listat e PD dhe të PS, por sipas tij është hipokrizi të thuash që në Partinë Socialiste ka të rinj, duke qenë se ka ministra, zv. ministra dhe drejtorë.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Xhaferri deklaroi se PD duke qenë se është në opozita nuk ka luksin të bëjë eksperimente.

Ai theksoi se lista e Partisë Demokratike është fituese dhe do të sjellë rotacionin politik në Shqipëria.

“Numërova 5 emra ministrash, 2-3 zv ministrash dhe 7-8 emra drejtorësh të përgjithshëm, të thuash është një listë e re duket pak hipokrite nga ana e PS. Nuk janë aq emra të rinj,

Nga ana jonë janë 9 emra të rinj, 8 janë nga aleati, 18-19 janë drejtues politik dhe pastaj pjesa tjetër ka ardhur nga primaret. Kjo ka qenë skema jonë, mendojmë se do jetë lista fituese dhe do sjellë rotacionin politik në Shqipëri.

PD duke qenë në opozitë nuk ka luksin të bëjë eksperimente. Vetëm 19 deputetë të PD që janë në parlament sot janë në lista të mbyllura”, u shpreh Xhaferri.