Përballja me pronaren e klinikës që e mashtroi, Anisa zbulon detajet: Më arrestuan
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që bëri për emisionin “Piranjat” me pronaren e klinikës që e mashtroi për operacionin.
“Pas ballafaqimit me Lenen, as 5 minuta nuk kishte që përfundoi, ajo thirri 2 avokatë. Thirri policinë, erdhën dhe më arrestuan. U ndjeva si kriminele, thashë ‘ça bëra’, kur unë nuk i kërcënova, qëndrova në distancë. Qëndrova në stacion policor për 4 orë ose më shumë,” – ka deklaruar Veseli për “Prive”.
Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa Anisa vazhdon të kërkojë shpjegime për çështjen e operacionit që, sipas saj, iu premtua gjatë qëndrimit në BBVK.