Shok skuadre me sulmuesin kuqezi, mbrojtësi i Everton mesazh Anglisë: Kujdes nga Broja
Shok skuadre me Armando Brojën, mbrojtësi irlandez i Everton, Jake O’Brien ka vlerësuar në maksimum sulmuesin shqiptar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, O’Brien i dërgon mesazh të qartë Anglisë, para ndeshjes së “3 luanëve” ndaj Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
“Mendoj se patë çfarë lloji lojtari është Broja. I fortë, i shpejtë dhe me këmbë të mira. Si mbrojtës, ai nuk është dikush që do të doje ta kishe përballë. Ai krijon raste dhe mund të jetë shumë i bezdisshëm për kundërshtarët. Është një lojtar vërtet i mirë dhe ka ende shumë për të dhënë”- tha ai.
Kujtojmë që Broja u ftua nga Sylvinho, edhe pse futbollisti vjen nga një dëmtim i rëndë.