Wed, Mar 19, 2025

Publikohen pamjet/ Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit! SPAK i ka përdorur si prova kryesore

  • PublishedMarch 18, 2025

Publikohen pamjet/ Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit! SPAK i ka përdorur si prova kryesore

Në emisionin në Shënjestër në News24 janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

safet-bajri-eria-ago-makina-lici-1024x576

Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.

Screenshot_1

Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.