Wed, Mar 19, 2025

“Inzaghi bën magjistarin”, Inter i ofron një kontratë të re

  • PublishedMarch 19, 2025

“Inzaghi bën magjistarin”, Inter i ofron një kontratë të re

Me Inzaghi-n në stol, Inter “qepi” yllin e dytë në fanellë, një arritje e jashtëzakonshme, pasi këtë e bëri përpara rivalit të përjetshëm, Milan. Jo vetëm kaq, zikaltërit zhvilluan dhe një finale Champions, ndërsa vijojnë të jenë në garë me kohë të plotë edhe këtë sezon në çdo front. Një meritë të pa diskutuar për këtë ka Simone Inzaghi, trajneri që për 3 vite e ka kthyer Inter në një ekip fantastik, për më tepër me buxhet të limituar, pa investuar shumë në merkato:

La Gazzetta
La Gazzetta

Inzaghi bën magjistarin”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë, me të përditshmen italiane që shton se Inzaghi pritet të firmos një kontratë të re me Inter deri në 2028. Vetëm një trajner ka qëndruar më gjatë në stolin e Inter, Herrera, 7 vite.

Palët po punojnë prej disa kohësh për të gjetur një akord të ri, me Inzaghi-n që pritet të firmos një kontratë deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Sigurisht, në kontratën e re parashikohet një përmirësim i pagës aktuale.

I pyetur në lidhje me këtë temë, Beppe Marotta, presidenti i Inter, nuk preferoi të komentoi teksa theksoi se këto janë çështje që diskutohet me “dyer të mbyllura”, brenda familjes. Numri një i klubit zikaltër nuk u zhbalancua edhe kur u pyet mbi mundësinë që ekipi i tij të realizoi “tripletën” e famshme këtë sezon, thjesht u mjaftua duke shtuar se atmosfera brenda ekipet është e shkëlqyer.

()


AlbaniaWeb.net