Wed, Mar 19, 2025

FOTO/ Mbrojtja shqetëson Sylvinho-n, dilemë edhe maja e sulmit, Uzuni apo Rey Manaj? (VIDEO)

  • PublishedMarch 19, 2025

FOTO/ Mbrojtja shqetëson Sylvinho-n, dilemë edhe maja e sulmit, Uzuni apo Rey Manaj? (VIDEO)

Ndaj Anglisë kërkohet një ndeshje perfekte, por dhe kaq mund të mos mjaftojë, kërkohet edhe shumë fat për t’i bërë një nisje historike këtij edicioni të kualifikueseve të Botërorit. Është e qartë se në “Wembley” ekipi i Tuchel do të ketë kontrollin e topit, këtë e theksoi edhe Asllani, për këtë arsye mesfusha dhe mbrojtja do të jenë përpara një testi shumë të fortë. Për fakt të keq, Sylvinho nuk ka në dispozicion për këtë takim titullarët e tij të preferuar.

Për herë të parë do të luajë pa dy anësorët e tij kryesorë, Mitaj-Hysaj, por jo pak shqetësuese është edhe situata në qendër, aty ku në letër duhet të kemi dhe pikën më të fortë. Nga tre qendërmbrojtësit kryesor, Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, vetëm kapiteni, futbollisti i Atalantës, duket në kushte ideale, ndërsa dy të tjerët Ismajli dhe Kumbulla kanë shfaqur probleme. Ismajli sapo është rikthyer në nga një dëmtim serioz, u aktivizua me Empolin në fundjave, por qendërmbrojtësi nuk e zhvilloi të plotë seancën stërvitore të martën duke shfaqur shqetësime muskulore, prezenca e tij ndaj Anglisë është në dyshim të fortë.

Në dyshim është edhe Kumbulla, me futbollistin e Espanyol që është stërvitur i diferencuar. FSHF bëri me dije se Kumbulla po i nënshtrohet një trajtimi të programuar pasi ka probleme fizike.

Në dy ditët e para, Marashi ka qenë pushim, është mjaftuar vetëm me seanca të lehta në palestër. Në çdo rast, nëse Ismajli apo Kumbulla nuk ia dalin në kohë, Sylvinho mund të mbështet tek Ajeti, një lojtari që i besoi Evropianin. Mesfusha nuk preket, por një dilemë më vetë ka të bëjë me majën e sulmit:

Panorama Sport
Panorama Sport

Manaj apo Uzuni, shkruan Panorama Sport në faqen e parë. Sylvinho i ka provuar të dy lojtarët në atë pozicion, ndërsa krahët nuk preken, Asani dhe Bajrami projektohen nga minuta e parë.

()


AlbaniaWeb.net