Wed, Mar 19, 2025

Sulmi me breshëri plumbash ndaj ‘CFO Pharma’, shtohet edhe një pistë tjetër hetimi! Dyshime për përfshirjen e pronarit Nadir Çausholli në skemën e fajdeve

  • PublishedMarch 19, 2025

Sulmi me breshëri plumbash ndaj ‘CFO Pharma’, shtohet edhe një pistë tjetër hetimi! Dyshime për përfshirjen e pronarit Nadir Çausholli në skemën e fajdeve

Detaje të reja janë mësuar lidhur me hetimet hetimet për  sulmin me armë ndaj CFO Pharma.

Grupi hetimor përveç pistës së konkurrencës, po heton edhe një tjetër pistë për sulmin ndaj CFO Pharma, pasi ka dyshime se pronari Nadir Çausholli, ka qenë i përfshire në marrjen dhe në dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

Megjithatë nga vetë Nadir Causholli nuk është dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve.

Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në zbulimin e autorëve.

Pamjet e makinës së autorëve nuk janë qarta.