Ç’ndodhi? Tracy Morgan përfundon në spital pas incidentit në ndeshjen e NBA
Aktori dhe komediani Tracy Morgan tronditi publikun gjatë ndeshjes mes New York Knicks dhe Miami Heat, kur filloi me të vjella ndërsa ishte ulur në rreshtin e parë, duke shkaktuar një ndërprerje prej 10 minutash.
Më vonë, Morgan reagoi nga spitali, duke treguar se shkaku ishte helmimi nga ushqimi. Ai postoi një foto duke buzëqeshur në shtrat dhe falënderoi stafin mjekësor për kujdesin. Aktori, i cili ka përballuar sfida të mëdha shëndetësore edhe më parë, pati gjithashtu një gjakderdhje nga hundët gjatë incidentit.