Italia, flet Barella: Gjermania një nga kombëtaret më të forta në botë, japim maksimumin
Nicolò Barella, mesfushori i Italisë, tregoi këndvështrimin e tij para takimeve të Nations League ndaj Gjermanisë.
“Ata kanë lojtarë që kanë fituar Champions League dhe janë mësuar të luftojnë për objektiva të mëdha. Do të thosha se janë një nga kombëtaret më të forta në botë, por edhe ne jemi të tillë, kemi rigjetur sigurinë që na kishte munguar për një periudhë të caktuar.
Duam ta shijojmë këtë moment, ku po bëjmë mirë. Na pret një test i bukur, ku fjala kyçe do të jetë argëtimi, diçka që na ka munguar pak. Nëse argëtohemi ne, do të argëtojmë edhe tifozët. Këto dy sfida me Gjermaninë mund të ndihmojnë në krijimin e një mentaliteti ndërkombëtar, që do të na vlejë për të ardhmen”.
“Spalletti gjithmonë i ka bërë skuadrat e tij të luajnë mirë. Në Europian nuk ia dolëm, sepse me sa duket na duhej më shumë kohë për të përvetësuar idetë e tij. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim dhe më duket se rezultatet po shihen.
Do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, edhe sepse e kam përjetuar tashmë dhimbjen e dështimit për t’u kualifikuar në kompeticionin e Katarit. Nuk dua ta përjetoj përsëri këtë zhgënjim. Do të japim maksimumin, të vetëdijshëm që kemi cilësinë dhe aftësitë për t’u kualifikuar”.