Problemi i Tiranës është sulmi, bardheblutë me nëntë ndeshje pa gol në Superiore
Edhe pse Tirana ka disa nga sulmuesit më të mirë të kampionatit, problemi i saj kanë qenë gola. Ka shënuar 34 të tillë, por jo aq shumë sa të të habisin.
Skuadra bardheblu në nëntë takime ose pak më shumë se një e treta e ndeshjeve të luajtura deri më sot i ka mbyllur pa shënuar gol. Pozitiv është fakti që skuadra në dhjetë lojëra nuk ka pësuar gol.
Pikë për takim ka 1.03, ndërsa më shumë se 53 për qind të takimeve i ka mbyllur me më pak se 2.5 gola. Skuadra ka 16 barazime dhe nëntë humbje si dhe nëntë fitore, që përkthehet në 17 për qind triumfe.
Bardheblutë duhet të ndryshojnë ritëm që në ndeshjet e mbetura të rrisin pikët, me synimin kryesor qëndrimin në Kategorinë Superior