Thu, Mar 20, 2025

Nagelsmann vlerëson Italinë: Ekip i madh! Ia dalim nëse bëjmë lojën tonë

  • PublishedMarch 19, 2025

Nagelsmann vlerëson Italinë: Ekip i madh! Ia dalim nëse bëjmë lojën tonë

Tekniku i Gjermanisë, Julian Nagelsmann vlerësoi në maksimum Italinë, para ndeshjeve në Nations League.

“Italia ka një trajner të madh që ka një ide shumë tërheqëse për futbollin, ata luajnë shumë mirë. Janë një ekip sulmues, por në të njëjtën kohë mbrojnë mirë, janë një ekip shumë i rrezikshëm, në përgjithësi me ekuilibër të madh”.

“Po kalojnë një periudhë të mirë, ashtu si ne. Do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe mezi e pres. Qasja jonë do të jetë praktikisht e njëjtë, është e rëndësishme që lojtarët të dinë se çfarë duhet të bëjnë. Ne nuk duam të ndryshojmë mënyrën se si luajmë, nëse do ta bënim do të ishte e vështirë. Të dyja skuadrat do të sulmojnë dhe mbrojnë, ne e dimë se është e rëndësishme të kemi një përzierje të mirë lojtarësh që i bëjnë të dyja fazat”.

“Ndeshjet e fundit nuk kemi pasur ekuilibër, por ky është synimi ynë nesër. Dhe pastaj do të përpiqemi të vendosim fatin e kësaj ndeshje në Dortmund”.


AlbaniaWeb.net