LIVE/ Angli-Shqipëri, nis pjesa e dytë në “Wembley”
Angli 1-0 Shqipëri
Shqipëria përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur për formacionet zyrtare. Nga minuta e parë e nisin më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme. Takimi është i vlefshëm për grupin K dhe luhet në “Wembley”. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është spanjolli Hernandez.
FORMACIONET ZYRTARE:
Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.
Minutë pas minute:
46- Nis pjesa e dytë.
45- Mbyllet fraksioni.
27- Anglia pranë autogolit, nuk kuptohen si duhet vendasit. Goditje këndi për Shqipërinë.
19- Gool Anglia. Lewis-Skelly M zhbllokon ndeshjen, i asistuar nga Bellingham.
17- Kane përpiqet të driblojë, Strakosha i vëmendshëm.
14- Sërish ekipi i Tuchel në zonën kuqezi. Mundësi e mirë nga krahët.
4- Shfaqet rrezikshëm Anglia, por largon topin prapavija kuqezi. “3 luanët” qarkullojnë topin, ritmi nuk duket aq i lartë.
1- Nis ndeshja.
(J.S/)