FOTOLAJM/ Granit Xhaka bëhet baba për herë të tretë! Futbollisti shqiptar zbulon emrin e së bijës dhe publikon foton e veçantë: Zemrat tona, më plotë se kurrë
Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të tretë.
Çifti i njohur ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre të tretë, duke shtuar edhe një tjetër gëzim në familjen e tyre tashmë të madhe.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku dhe zbuloi se vogëlushja e tyre do të quhet Neyana.
“Neyana Xhaka❤️ 17.03.2025❤️ Zemrat tona janë më plotë se kurrë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Xhaka e dha lajmin se do të bëhet baba për herë të tretë pas shënimit të supergolit në Bundesligë, gjatë sfidës së Bajer Leverkusen me Heidenheim.
Ai zgjodhi mënyrën e veçantë për të treguar se në familjen e tij do të shtohet një anëtar i ri.
Sikurse shihet, mesfushori ka vendosur topin poshtë bluzes, duke nënkuptuar se partnerja e tij, Leonita Xhaka është në pritje të ëmbël.
Futbollisti i njohur është edhe baba i dy vajzave, Ayana dhe Laneya. Ndërsa nuk dihet ende gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë së shpejti apo sa muajsh shtatzënë është Leonita.
Graniti dhe Leonita u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.