Tue, Mar 25, 2025

Sulmet në Kiev, Zelensky: Janë një realitet i përditshëm! Presioni i shtuar ndaj Moskës është i nevojshëm për t’i dhënë fund luftës

  • PublishedMarch 23, 2025

Sulmet në Kiev, Zelensky: Janë një realitet i përditshëm! Presioni i shtuar ndaj Moskës është i nevojshëm për t’i dhënë fund luftës

Pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “vendime të reja dhe presion i shtuar ndaj Moskës janë të nevojshme për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”.

Presidenti ukrainas shton se “këto sulme janë një realitet i përditshëm”.

Ai bën thirrje për sanksione më efektive kundër Rusisë pasi armët e përdorura kundër vendit të tij përdorin pjesë të huaja.

“Çdo boshllëk që i lejon ata të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet”.