VIDEO/ Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit në “Arenën Kombëtare”, të gjithë të gatshëm për duelin me Andorrën
Shqipëria luan nesër ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Botërorit 2026, atë ndaj Andorrës, të cilën e pret në “Arenën Kombëtare”.
Trajneri Silvinjo tha në konferencën e fundit për mediat se mund të ketë ndryshime në ekip, por la të kuptohet se këto nuk do të jenë të varura nga situata fizike e lojtarëve që luajtën titullarë ndaj Anglisë. Kjo u pa edhe nga stërvitja e sotme, e fundit para sfidës, ku të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga trajneri ishin të gatshëm.
Edhe lojtarët që kanë kaluar shqetësime në ditët e kaluara si Ismajli e Kumbulla, apo ata që pësuan dëmtime ndaj Anglisë si Strakosha e Laçi, u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.
KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL