Mon, Mar 31, 2025

Nga Zelanda e Re tek Irani, 4 ekipet kualifikohen në Botëror

  • PublishedMarch 26, 2025

Nga Zelanda e Re tek Irani, 4 ekipet kualifikohen në Botëror

Botërori FIFA 2026 fillon të marrë formë teksa janë përcaktuar edhe ekipet e para të kualifikuara. Përveç, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, tre vendet organizatore, një biletë për në Botëror kanë siguruar edhe katër përfaqësuese të tjera, duke e dërguar në 7-të numrin e përfaqësueseve të kualifikua.

E para që e preu biletën ishte Zelanda e Re nga Oqeania. Nga Azia, një biletë për në SHBA siguroi Japonia. Në sfidën e fundit, atë kundër Arabisë Saudite, mjaftoi një pikë pas barazimit pa gola për të “fluturuar” drejt Amerikës, në vendin e parë në kuotën e 20 pikëve.

Nga Azia një biletë për në Botëror siguroi edhe Irani. Ekipi i Taremit doli me një pikë nga përballja kundër Uzbekistanit, rivalit të tyre kryesor, por një pikë që mjafton për të kaluar më tej.

Vendi i parë mbetet ende në pikëpyetje pasi diferenca mes dy përfaqësueseve është vetëm 3 pikë. Ishte pikërisht sulmuesi i Inter, Mehdi Taremi ai i cili bëri liderin për Iranin duke realizuar një “dopietë” golash.

Një biletë për në Botëror e kishte siguruar më herët edhe Argjentina, përpara se të “çmontonte” Brazilian 4-1.

()


AlbaniaWeb.net