Vllaznia, Brdaric në konferencë: Jemi gati, ndaj Egnatias ndeshje delikate
Vllaznia do të përballet me Egnatian, në kuadër të kampionatit. Në prag të këtij takimi, doli në konferencë trajneri i shkodranëve, Brdaric.
“Nesër është një sfidë e mirë dhe e fortë, kundër ekipit kampion. Po ashtu kanë një trajner me përvojë, mezi presim që të përballemi me ta, në mënyrën më të mirë të mundshme.
E dijmë që është ndeshjee rëndësishme dhe duhet të jemi 100% të fokusuar. Duhet të mendojmë për Final-Four, ka ende disa ndeshje. Nesër objektivi janë 3 pikët, duhet të vrapojmë shumë”- tha ai.