Mon, Mar 31, 2025

Lajm i keq për Bayern, do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj

  • PublishedMarch 26, 2025

Lajm i keq për Bayern, do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Alphonso Davies, do të mungojë 6 muaj. Pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë, Davies duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Ai u lëndua gjatë impenjimit me Kanadanë në Nations League në Concacaf, në takimin ndaj SHBA.

Davies numëron 226 paraqitje për Bayernin që kur u bashkua nga Vancouver Whitecaps në vitin 2018.


AlbaniaWeb.net