Tue, Apr 1, 2025

Sipas Ed Manushit, ky banor mund ta fitojë ‘Big Brother VIP Albania 4’

  • PublishedMarch 26, 2025

Sipas Ed Manushit, ky banor mund ta fitojë ‘Big Brother VIP Albania 4’

Moderatori i njohur Ed Manushi, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron. Përtej pyeteve personale, ai u pyet edhe mbi Big Brother dhe banorët.

Pyetje-përgjigje:

Kush është lojtari më i mirë i “Big Brother VIP” sipas Manushit?

Laerti.

A mund ta fitojë BBV Laerti?

Jo, nuk e besoj se do e fitojë. Nuk e fitojnë asnjëherë këta të mirët. Nuk i voton publiku këto, publiku voton Gjestin dhe ata që janë shumë të mirë.

Elona e pyeti se sipas tij kush mund ta fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP” dhe Manushi u përgjigj duke thënë:

Nuk e di, mendoj që mund ta fitojë Gjesti. Duke qenë se po bashkëpunojmë këto kohë me Xhenetën tek e “E Diell” dhe të gjithë historitë ajo i ka të lidhura me Gjestin dhe e kuptoj se sa potent është. E di si është historia? Është fenomeni që bashkon edhe Shqipërinë edhe Kosovën bashkë sepse këtë e nënvlerësojmë ne pak, por media në Kosovë jeton me ne më shumë sesa mendojmë ne ndërsa ne me ata më pak. Këtë kam zbuluar unë nga këto bashkëpunimet e kohëve të fundit. Mendoj që bashkimi i të dyjave, konvergojnë të dyja tek Gjesti aq fort në këtë rast sa mund ta bëjnë pak më të diferencuar nga të tjerët.