Sot do të kurorëzojë dashurinë në martesë me Eduart Grishajn, zbulohet fustani i nuserisë së Arbana Osmanit
Dita e sotme është shumë e veçantë për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, pasi çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Dyshja zgjodhën për ta organizuar ceremoninë martesore në Toskana të Italisë. Mirëpo ata kanë zgjedhur që të mos publikojnë asgjë nga dasma, madje as të ftuarit e tyre.
E teksa të gjithë janë shumë kuriozë të dijnë se si do të duket e veshur si nuse moderatorja, stilistja e njohur Marcela lati, e cila është dhe një nga të ftuarit, ka zbuluar një detaj nga fustani i Arbanës. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka publikuar një pjesë shumë të vogël të fustanit i cili duket se është me dantellë.
Siç shihet nga fotoja, moderatorja ka zgjedhur për ditën e saj më të rëndëssishme, një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve nëpër botë.
E teksa nuk dihet sesi mund të duket në tërësi fustani, në media përflitet se bëhet fjalë për këtë model: