Sun, Nov 24, 2024

Ylli Limani na zbulon se çfarë po ndodh në dasmën e Arbanës dhe Eduartit (Foto)

  • PublishedJune 18, 2023

Ditën e sotme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në Toscana, Itali. Përgjatë ditëve të fundit ky lajm ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit.

Personazhet VIP nuk do të mungojnë e duket se nga ky event nuk do të kemi shumë momente të dokumentuara pasi rregullat për të mos filmuar janë tepër strikte nga çifti. E mirë që kemi Yllin, i cili nuk mund të qëndrojë pa postuar dhe e vetmja gjë që ka arritur të postojë nga festa janë disa nga lulet dekoruese, teksa krahas shkruan:

“Ceremonia e Arbanës dhe Edit ishte shumë e bukur… nuk po më lënë të postoj asgjë, vetëm këto lulet më thanë mund t’i nxjerr”.