Zbulohet biznesi i vajzës së përshirë në videoskandalin me Safet Gjicin, SPAK hetime për përfitime tenderash
Prokuroria e Posaçme po heton edhe aktivitetin e biznesit të gruas që shfaqet në një video duke kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin, në zyrën e tij të punës në Bashkinë e Kukësit, pak ditë pasi ai ishte rikonfirmuar në detyrë nga zgjedhjet e 14 majit.
Nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit gruaja në fjalë në vitin 2021 ka themeluar një kompania me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”.
SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në Bashkinë e Kukësit gjatë kohës që institucioni është drejtuar nga Safet Gjici për të parë nëse gruaja në fjalë ka marrë ndonjë tender apo projekt në emër të kompanisë së saj apo personave të tretë, çka nënkupton se po hetohen edhe kontratat e fituesve te tenderave me kompanitë nënkontraktore.
Menjëherë pas publikimit të videos Prokuroria e Posaçme nisi hetimin ish kryebashkiakun Gjici për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak se ai shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të punës me një grua tashmë të identifikuar.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–