Pas ndarjes së bujshme, Albi Nako zbulon çfarë raporti ka sot me Klaudia Pepën
Ambeta Toromani dhe Klaudia Pepa janë dy balerinat, të cilat koreografi Albi Nako i vlerëson si partnere skenike.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, Nako tha se me Klaudian sot për sot ruan raporte miqësore.
“Gjithsecili në punën e vet dhe kaq. Raporte miqësore në distancë. Paqe gjithçka”- tha Nako.
Erjona Rusi: Të pyeta për miq dhe kolegë, por po partnerja që e ke dashur gjithmonë në krah? Flas në aspektin profesional. Një balerinë që do të doje ta kishe në krah për të kërcyer dhe vallëzuar.
Albi Nako: Po unë s’kërcej më moj Erjona.
Erjona Rusi: Do të doje dikur…
Albi Nako: Po unë ça kam dashur dikur, e kam dashur dhe e kam patur, por…
Erjona Rusi: Një që do të vlerësoje si partnere në skenë, besoj se e ke një që e vlerëson.
Erjona Rusi: Në skenë, në skenë po flasim. Tani po të duash edhe në jetë…
Albi Nako: Tani këto janë i çik pyetje kështu gjithmonë… Unë e kuptoj shumë mirë gazetarinë sepse jam në gazetari vetë. I kuptoj shumë mirë këto goditjet…
Erjona Rusi: Jo e kisha vërtet për partneren që do të veçoje në skenë, ashtu sikurse vlerësove Klejdin nga miqtë… Një partnere skene.
Albi Nako: Partnere, unë e kam nisur karrierën time televizive me Ambeta Toromanin. Pas një bashkëpunimi 3 – 4 vjet, Ambeta iku në Itali. Pas Ambetës vjen Klaudia. Por partnere mund të themi, partnere që kemi kërcyer në çift. Sepse nuk e kam gëzuar këtë idenë e kërcimit në çift sepse gjithmonë kam udhëhequr trupa baleti dhe e kam pasur fokusin më shumë tek të tjerët sesa te vetja. Por këto të dyja mund të veçoja partnere skenike.