I ofronin vajzave të reja ‘punë të arta’/ Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, gruaja e shqiptarit drejtonte bandën
Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi. Autoritetet greke bëjnë me dije se pjesë e organizatës së ç’montuar ka qenë edhe një shqiptar.
Ndërkohë mediat greke shkruajnë se rrejti i prostitucionit drejtohej nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar.
Ndërsa janë identifikuar edhe partneri i saj shqiptar 35 vjeç, një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, që transportonte vajzat për në Athinë.
40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar shqiptar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqia. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore
Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga banda. Sakaq Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku edhe u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.
Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–