Sun, Nov 24, 2024

Kompania Neranxi merr pjesë në Javën e Turizmit në Sarandë, larmishmëri shërbimesh me specialistë kulinarie dhe me receta unike

  • PublishedJune 18, 2023

Neranxi Group ishte i pranishëm në eventin Java e Turizmit në Sarandë e organizuar dje nga bashkia e qytetit.

Promovimi i kulinarisë cilësore u bë nëpërmjet degustimit të recetave të përgatitura nga shefat italianë, japonezë dhe shqiptarë.

Në stendat e Neranxit u servir pica napoletane, rizoto e spageti, kuzhinë aziatike, akullore dhe pije të ndryshme, të cilat u pëlqyen shumë nga të pranishmit e panumërt vendas si dhe turistë të huaj.

Kompania Neranxi, me produktet e saj cilësore, është një furnizues i rëndësishëm i sektorit të hoteleri turizmit, ndërsa Instituti Kulinar Neranxi plotëson kërkesat për specialistë kulinarie, duke kontribuar kështu në rritjen dhe perfeksionimin e shërbimit të turizmit në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.