Thu, Nov 28, 2024

Burri i zhdukur prej 6 muajsh/ “S’më përgjigjet në telefon”, gruaja: Kemi 22 vite martesë, hera e fundit që e kërkoj

  • PublishedJune 18, 2023

Albina kërkon në “Shihemi në Gjyq”, bashkëshortin e saj prej 22vjetësh, Yllin. Në insertin prezantues të rubrikës  së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Albina shpjegon se prej 6 muajsh nuk ka asnjë kontakt me të. ajo e bën të qartë se kjo është hera e fundit që e kërkon.

Albina: Pas 22 vjetësh, nuk kam më burrë fare. Ai është larguar 6 muaj dhe nuk më hap as telefonin, as nuk përgjigjet fare, fare. Nuk e di pse, kush është arsyeja e vërtetë për këtë gjë, si duket leku i ndryshoka njerëzit. Është hera e fundit që unë e kërkoj Yllin. Ai le të bëjë si të dojë!

Në studion e programit, Albina shton se kërkon arsyen e vërtetë të largimit të tij.

Albina: Unë quhem Albina Dervishi, jetoj në Gjermani. Jam e martuar 22 vjet. Kam 3 çuna. Tani jetoj vetëm sepse burri që kam sjellë  këtu, Ylli Dervishi, ka 6 muaj që është larguar. Është hera e fundit që e kërkoj sepse jam munduar shumë.

Ardit Gjebrea: Pse është larguar Albina?

Albina: Unë prandaj kam ardhur këtu sepse nuk e di arsyen e vërtetë. Pas 22 vjet martese bashkë, kemi kaluar çdo vështirësi, çdo stres, çdo të paparë, për mua është e pashpjegueshme./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.