Zgjedhjet për kryetar të PD në 29 korrik, Kryesia ndan anëtarët nëpër degë. Në listë futen edhe deputetët ‘kundërshtarë’
PD siç edhe është njoftuar më herët do të zhvillojë më 29 korrik zgjedhjet për kryetar të partisë.
Ndërkohë Kryesia ka ndarë anëtarët në degë. Në listën e bërë publike nga PD zyrtare shihet se deputetë që votuan kundër zgjedhjeve të 29 korrikut janë deleguar nëpër degë. Gjithashtu në çdo degë është vendosur edhe një deputet ose anëtar Kryesie që votoi pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.
Në Elbasan bëhet fjalë për deputetin Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja. Kujtojmë se këta të fundit votuan kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik. Por gjithashtu emri që spikat është edhe i Flutura Açkës, kjo e fundit ishte pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara atyre nëpër degë.
DOKUMENTI
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–