Mon, Apr 7, 2025

Berisha: Transkriptet duhet të bëhen publike! Pazar i hapur mes ministrave dhe vrasësve për blerjen e votave

  • PublishedApril 7, 2025

Berisha: Transkriptet duhet të bëhen publike! Pazar i hapur mes ministrave dhe vrasësve për blerjen e votave

Kreu i PD-së, nga Strasburg ku ishte i pranishëm në një mbledhje të PPE-së, deklaroi se do të ketë zero tolerancë ndaj bosëve të krimit.

Berisha, gjithashtu, hodhi akuza se ministrat po bëjnë hapur pazare me vrasësit për blerjen e votave.

“Lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat”, deklaroi ai.

Kreu i PD-së theksoi se Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut.

“Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit. Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit. Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.

Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut. Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën”, tha Berisha.