“Tak Fak” çon në vend amanetin e djalit që i ndërroi jetë! Lule Shamkut, i dërgojnë në banesë motorin e sekuestruar prej disa vitesh
Emisioni Tak Fak ka çuar në vend amanetin e djalit të ndjerë të nënë Lules, i cili humbi jetën për shkak të pneumonisë, duke i kthyer motorin e sekuestruar kur u ndalua për kundërshtim të forcave të rendit.
Lule Shamku shprehu falënderimet ndaj emisionit, duke thënë se më në fund amaneti i djalit të saj u realizua, edhe pse ai do kishte dashur ta kishte rimarrë mjetin e tij para se të ndërronte jetë.