Sat, Apr 19, 2025

“Dashuria ime, të lutem kujdesu për veten”- Krimi i rëndë në Tiranë, zbardhen SMS-të mes 24-vjeçares palestineze dhe të dashurit të saj para se i ati ta m*sakronte me thikë

  • PublishedApril 8, 2025

“Dashuria ime, të lutem kujdesu për veten”- Krimi i rëndë në Tiranë, zbardhen SMS-të mes 24-vjeçares palestineze dhe të dashurit të saj para se i ati ta m*sakronte me thikë

Zbardhet komunikimi i fundit i 24-vjeçares palestineze  Rayyan Alwan para se të masakrohej me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, krim i cili dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që kishin marrë me qira.

Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

Në komunikimet në WhatsApp, i dashuri i 24-vjeçares shprehet i shqetësuar se pse ajo nuk i kthen përgjigje, ndërsa Rayyan i kërkon që të kujdeset për veten.

Biseda e fundit mes tyre është zhvilluar në datën 19 Shkurt, ndërsa pas atij momenti viktima nuk i ka kthyer më përgjigje partnerit të saj.

Trupi i saj i pajetë u gjet në apartamentin në rrugën “Gjon Muzaka” më 27 Shkurt, disa ditë pas krimit, ndërsa babai i saj, i cili fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti, është larguar jashtë territorit të Shqipërisë.

Bisedat e zbardhura

18 shkurt 2024 ora 18:41

I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.

Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.

19 shkurt 2024

Ora: 09:17

I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.

–‐——————————-

Ora: 09:34 Thirrje e humbur

‐———————————

Ora: 09:34

Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.

———————————-

Ora: 09:35

Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

Ora: 09:46

I dashuri: Diçka si, çfarë?

b1583b40-63f0-4a9f-86cd-8da089279525 (1)