VIDEO/ Inter fiton ndaj Bayern, festë zikaltër në Mynih, Arsenali i jep leksion futbolli Realit në Champions
Ndeshjet e para çerekfinale dhuruan emocione të mëdha. Inter fitoi 1-2 ndaj Bayern, në një sfidë spektakolare. Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në epërsi falë një goli të Lautaros. Bavarezët u vendosën në kërkim të golit të barazimit dhe vendosën ekuilibrat me Muller, 5 minuta nga fundi. Gjithsesi, asgjë nuk kishte përfunduar akoma, me Zielinski që riktheu në avantazh skuadrën italiane. Inter shkon kështu në ndeshjen e kthimit, pas këtij suksesi në aktin e parë.
Vaya golazo de Lautaro Martínez
Ojo que nos podemos enfrentar a ellos en semis pic.twitter.com/tCVCH4WE6G
— Jeff (@JeffFcb14) April 8, 2025
⚽️ GOAL: Müller
🇪🇺 Bayern München 1-1 Interpic.twitter.com/iiT2Fyw31l— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 8, 2025
Arsenal i shkaktoi befasi Real Madridit, duke e mundur 3-0. Një super Declan Rice “tronditi” Los Blancos me dy gola, përkatësisht në minutën e 58-të dhe 70-të. Merino thelloi shifrat, pak më vonë.
Mysafirët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Camavinga doli me karton të kuq në të 90-tën. Pavarsisht përpjekjeve, gjigandët spanjoll nuk gjetën dot golin.
Përmbysja për të besuarit e Ancelottit do të jetë mjaft e vështirë, pas kësaj disfate. Të mërkurën do të luhen dy takimet e tjera, Psg-Aston Villa dhe Barcelona-Dortmund.
🚨🇪🇺 GOAL | Arsenal 2-0 Real Madrid | Declan Rice
DECLAN RICE SCORES ANOTHER INSANE FREE KICK !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/83aoV4EcUr
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 8, 2025